Eksperti Gaba: Duhet të mendoheshim mirë para se ta shpallnim Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 21:06 | Politikë

Gentian Gaba, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se ishte i nxituar vendimi për ta shpallur shtet që sponsorizon terrorizmin.

“Ne kemi marrë anë në këtë konflikt kur morëm vendimin për të pritur opozitën iraniane dhe për t’i zgjidhur një problem Amerikës. Institucionalisht e kemi marrë përsipër rrezikun që në atë moment. Kjo këmbanë alarmi nga Ambasada Amerikane kërkon një përgjigje nga institucionet shqiptare. Pas vendimit për ta shpallur Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin duhet të kishim vepruar dhe me një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë sepse politika duhet të jetë e koordinuar dhe të çojë mesazhe qetësie te qytetarët”, tha Gaba.

Sipas tij, “do të mjaftonte vetëm sanksionimin i Gardës Kombëtare të Iranit, por kjo është një kosto që tashmë e kemi marrë”.

“Në momente të tilla nuk ka vend për përfitime të vogla politike, por janë vendime që duhet të gjejnë një përfshirje sa më të gjerë të klasës politike. Nëse nuk konsultohen mirë disa vendime, mund të na fusin në qorrsokak”, theksoi më tej Gaba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos