Emërohet komandanti i ri i Forcave Ajrore, Presidenti Begaj dekreton ndryshimet

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 10:17 | Politikë

Emërohet komandanti i ri i Forcave Ajrore, Presidenti Begaj dekreton

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të lidhura me Forcat Ajrore.

Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Po ashtu kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos