Engjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson

Nga Fjorela Beleshi
13 Shkurt 2026, 18:10 | Politikë

Engjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit

Engjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave, mëson A2CNN.  

Sipas burimeve jo zyrtare sot në takimin e Ramës me ministrat janë prezantuar tre njerëzit e rinj pranë Ramës.

A2 CNN ka konfirmuar nga më shumë se një burim emërimin e Vilma Gurit në postin e shefes së kabinetit të mbetur vakant që nga dorëheqja e Vali Bizhgës. Sipas të njëjtit burim prezantimi i Elsonida Ramës si sekretare e përgjithshme dhe Vilma Gurit si shefe kabineti është bërë të premten paradite.

Elsonida Rama ka punuar edhe më parë në drejtorinë juridike në Kryeministri, dhe më pas deri në emërimin Sekretare e Përgjithshme, ka qenë drejtoreshë e kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë. Ajo është parë të hyjë në Kryeministri, në mbledhjen e qeverisë dy ditë më parë, së bashku me Engjëll Agaçin.

Engjëll Agaçi ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që në mandatin e parë të Ramës, për afro 13 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos