Dashnor Sula tregon si u bë Kryeinspektor: Konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 12:06 | Politikë

Dashnor Sula tregon si u bë Kryeinspektor: Konkurrova, dola i pari dhe u

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, shprehu mirënjohje për kryeministrin Edi Rama për vlerësimin që ai i bëri.

Sula garantoi se do të përmbushë me përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar.

“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar, gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp ta them: aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, dhe garën e fundit të hedhin në rrugë. Unë mora kurajon, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferenca”, tha Sula.

“Kryeministër unë ju garantoj sot këtu dhe ditën e parë të këtij prezantimi, që unë 3 gjëra i kam të panegociueshme. Në radhë të parë, do të kenë të gjithë përkushtimin tim. E dyta, ju garantoj për integritetin tim dhe të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm. Drejtësi do të ketë kryeministër dhe do të krijojmë një frymë pozitive dhe sfida që na ka vënë përballë është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi dhe jo në kuturu. Ashtu siç unë me të gjitha kërkesat e ligjit që u rekrutova në bazë të një konkurrimi, nga i pari tek i fundit, do të fillojmë dhe një moment të afërm të verifikojmë çdo inspektor që të jetë në pozicionin e duhur dhe kualifikimin e duhur. Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë, të jap fjalën e burrit”, shtoi Dashnor Sula.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos