“Erdha dje nga Bundestagu”, depueteti i PS: Gjermania na mbështet ende

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 20:45 | Politikë

Erion Malaj, deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se “mbështetja e Gjermanisë vazhdon të jetë e palëkundur siç ka qenë” në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sigurisht, Shqipëria ka sfida të pafundme deri ditën që do hyjë në Bashkimin Europian, por që ne jemi sot më afër se kurrë, kjo është pak por e sigurtë. Dhe nuk po ua them unë se ndoshta s'do më besoni mua, se do thoni ky është përfaqësues politik i një partie. Unë kam ardhur dje nga Bundestagu, kam qenë pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, ku kishte përfaqësues edhe të dy partive të tjera opozitare, përveç nesh si Parti Socialiste. Ju siguroj që fjalët e Presidentes së Bundestagut, fjalët e drejtuesit të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, fjalët e deputetëve gjermanë të komisionit të jashtëm dhe të grupit të miqësisë Shqipëri-Gjermani ishin ndër më të mirat”, tha deputeti socialist.

“Mbështetja e Gjermanisë vazhdon të jetë e palëkundur siç ka qenë dhe ne këtë kërkojmë. Unë mendoj që politika shqiptare në fakt këtë gjë duhet ta kërkojë njëzëri”, shtoi Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos