Gazetari Anri Bala duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN lidhur me çështjen Balluku, theksoi se SPAK-u kërkon heqje imuniteti vetëm kur kryen arrestime. Bala ngriti pyetjen përse nuk janë kapur personat që SPAK pretendon se kanë intimiduar dëshmitarët, gjë që thuhet se ka ndodhur që në muajin nëntor.
“SPAK të vetmin moment kur kërkon imunitetin e një parlamentari, zyrtari, është vetëm kur do marrë masë arrest me burg, arrest shtëpie. Këta s’po e bëjnë për kontroll banese, sepse po bëjnë hetim pasuror”, tha Bala.
“Unë shoh pretendimet e prokurorisë, intimidimet siç pretendojnë prokurorët se janë intimiduar dëshmitarët, kur janë intimiduar dëshmitarët? Dëshmitarët janë intimiduar në nëntor, pse nuk kemi ndonjë emër sot ne, ndonjë arrestim nga SPAK për dëshmitarët intimidues, të fortë apo të butë, nuk ka rëndësi për mua. Pse nuk janë marrë këta zotërinj me pranga në duar dhe të pyeten atje? Erdhi marsi, po flasim për imunitetin e zonjës dhe nuk kemi kapur akoma kërcënuesit?”, u shpreh gazetari. (A2 Televizion)