Ironi me rrugën e prishur në Portugali, Rama: Opozita atje në gjumë, s’po e denoncojnë as tanët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 19:20 | Politikë

Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën e cila pretendon se shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, si dhe çarja e një sërë segmentesh të tjera në vend, janë pasojë e korrupsionit qeveritar.

Përmes një videoje, që sipas kryeministrit Rama vjen nga Portugalia, ku duket një rrugë totalisht e shkatërruar, kreu i ekzekutivit thotë se "si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit".

Si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”, përfundon Rama reagimin e tij në platformën X.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos