Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD-në me pamje nga Portugalia: Si ka mundësi atje s’e kanë denoncuar në SPAK!

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 18:27 | Politikë

Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD-në me pamje nga Portugalia: Si ka

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike lidhur me reagimet për rrëshqitjet rrugëve në Shqipëri, duke publikuar në platformën "X" pamje nga një fenomen i ngjashëm në Portugali, raporton A2CNN. 

Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”, shkruan Rama në platformën “X”.

A2 CNN Livestream

Latest Videos