Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar për biznesmenin italian Francesco Becchetti.
Gazment Bardhi, duke iu referuar raportimeve mediatike, citon se Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol për kryerjen e ekzekutimit të plotë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.
Lidhur me këto pretendime, demokratët kërkojnë interpelancë urgjente “me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve të detajuara lidhur me ekzekutimin e vendimit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. (A2 Televizion)