
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea mbërriti në spak pak pas orës 10 të kësaj të premte.
Për gati 2 orë e gjysmë qëndroi në godinën e qelqtë duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Ols Dado.
Pas përfundimit të dëshmisë konfirmoi se ishte në cilësinë e personit në dijeni, por pa dhënë detaje shtesë mbi dosjen për të cilën ishte thërritur.
Për mediet theksoi se nuk i lejohet të flasë rreth cështjes por nuk i kurseu batutat.
Burime nga Spak thanë së Gjebrea u pyet për një fraksion të ndarë nga dosja e kryebashkiakut të tiranës Erion Veliaj. (A2 Televizion)