“Sulmet ndaj SPAK, antielektorale”/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare përplaset me deputetin Gjoni: Duhet të mësoheni…

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 22:02 | Politikë

Gentian Gaba, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, i cilësoi si antielektorale sulmet ndaj SPAK-ut.

“SPAK-u është normaliteti i ri me të cilin duhet të mësohet edhe opozita. Është antielektoral sulmi ndaj SPAK-ut. Ju mund ta kritikoni, por i bëni gropën vetes kështu. Kur ka mbështetja shumë të madhe nga qytetarët dhe faktori ndërkombëtar, ështa gabim kritika ndaj SPAK-ut. Konvergimi drejt pozicioneve pro SPAK është në favor të opozitës”, tha Gaba, duke iu drejtuar deputetit demokrat Gjin Gjoni.

“E gjithë klasa politike shqiptare duhet të mësohet me hetimet. Kaq e thjeshtë është. SPAK-u ka hyrë vonë me aferat elektorale. Kështu nisi, me gjëra të vogla si kapelet e policëve, pastaj vijoi me gjëra më të mëdha”, shtoi Gaba.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos