“Sinjal pozitiv për Berishën”/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Rama po rrëzon raportin e Shqipërisë me BE

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 21:15 | Politikë

“Raportin e Shqipërisë me BE-në po e rrëzon ai që është në pushtet dhe ky është problemi këtu”.

Kështu u shpreh Gentian Gaba, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Para se të flasim për UÇK-në nuk vendosim gishtin në plagë, dhe plaga është korrupsioni, atëherë jemi duke humbur kohën, edhe të qytetarëve, sepse shfokusojmë debatin. Debati në vendin tonë është varfërimi i shqiptarëve dhe shpopullimi i vendit. Sot, McAllister dhe Gonzato ishin shumë në siklet në konferencën për shtyp, për shkak të trajtimit nga Rama të disa çështjeve, duke e vendosur vendin në përplasje institucionale dhe ata e kanë të limituar shpjegimin që mund t’i japin shqiptarëve, por në takimin me Ramën kanë folur qartë. Në kapitujt e integrimit, themeloret janë ato që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës”, tha Gaba.

Ndërkohë, sipas tij, “shkuarja e Gahler në PD është sinjal pozitiv”.

“Por, problem nuk është aty. Nëse zoti Rama para integrimit vendos interesin e vet, atëherë ne jemi duke folur kot për integrim dhe luftë ndaj korrupsionit”, u shpreh Gaba.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos