Studenti nga Haga: Jam ballist! Ja pse zgjodha të jem pjesë e PD-së

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 21:39 | Politikë

Aleksandër Xhufi, anëtar i departamentit Brain-Gain në Partinë Demokratike, deklaroi se kjo është e vetmja forcë politike që i jep hapësira të rinjve. “Kritika më e madhe ndaj politikës shqiptare në tërësi është fakti që nuk ka hapësirë për të rinj. Unë jam shembulli më i madh i hapësirës për të rinjtë, sepse unë në nëntor të vitit të kaluar jam anëtarësuar në departamentin Brain Gain”, tha Xhufi në “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN.

“Nga në nëntori deri sot, që janë më pak se gjashtë-shtatë muaj, unë kam pasur mundësinë të flas në protestë, të kandidohem në Këshillin Kombëtar, i cili është organi dhe struktura brenda Partisë Demokratike që pranon listat për deputetë, listat për kryetar bashkiak që pranon dhe vetë kryesinë dhe voton kryesinë të Partisë Demokratike. Kam folur, demokratët kanë pëlqyer mënyrën time të të bërit politikë”.

I pyetur pse ka zgjedhur pikërisht PD-në, studenti në Hagë u përgjigj: “Ekziston vetëm një parti e djathtë në Shqipëri dhe ka ekzistuar vetëm një parti e djathtë, Partia Demokratike. Të gjithë të tjerat janë eksperiment, diçka që ndihmon partinë në pushtet. Unë jam i PD-së, i vjetër, jam ballist!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos