Partia Demokratike ka kaluar shumë vështirësi në vitet e fundit, por tani është momenti që demokratët të forcohen edhe më shumë për të rrëzuar socialistët nga pushteti. Duke komentuar zhvillimet e mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD këtë të shtunë, Nikola Kedhi se opozita duhet të jetë më pranë qytetarëve.
“Duhet ndryshim dhe ne këtë e thamë dhe sot. E tha edhe zoti Berisha”, deklaroi Kedhi në “Terminal nga Aurora Sulçe në A2 CNN.
“Në mënyrën e funksionimit ne do duhet të jemi më pranë qytetarit, do duhet që atë seksionin që është bërthama e partisë, do të duhet ta forcojmë, do të duhet ta hapim, do të duhet të afrojmë aty prurje të reja, kapacitete të ndryshme në mënyrë që ne t'i shërbejmë qytetarit shqiptar sa më mirë. Më pas do ketë emra të rinj në kryesi. Kjo do varet nga kandidaturat që kryetari i partisë sipas statutit do paraqesë dhe se si do votojë Këshilli Kombëtar”. (A2 Televizion)