
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska, ka denoncuar ndalimin e autokolonës së diasporës në Shkodër nga policia.
Në një psotim me video në rrjetet sociale ai e cilëson atë si policinë private të Edi Ramës, me qëllim intimidimin dhe frikësimin e shqiptarëve të diasporës që kanë përshkuar kilometra të tëra me makina për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Elton Laska pyet efektivin se përse ndalon dhe pengon qytetarët, por nuk merr asnjë përgjigje.
Ai u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në shesh, kundër regjimit të Edi Ramës. (A2 Televizion)