“Garanci për institucionet. Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng e privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 11:39 | Politikë

“Garanci për institucionet. Mirëmbajtja e sistemeve, jo më

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Kreu i qeverisë theksoi se kompania duhet të jetë garanci për institucionet e vendit, që s’mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre, raporton A2CNN.

Është një ditë e shënuar në rrugën e revolucionit digjital dhe transformimit rrënjësor të qeverisjes së vendit përmes teknologjisë, sepse sot ne bëjmë publike një kompani të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që ka kulmuar me 1200 e kusur shërbime publike online”, tha Rama.

Albanian Digital Solution do të zhvillojë sisteme pa patur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kompania të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjitha talentet dhe të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë që jenë pjesë e saj. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit, që s’mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Brenda një harku 3-vjeçar do t’i kursejmë shtetit një shumë të barabartë me shumën që sot shkon për mirëmbajtjen”, vijoi ai.

Kryeministri shtoi se shteti synon të krijojë zgjidhje që mund të kthehen në module dhe prototipe që Shqipëria mund t'i eksportojë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos