“Gaz Bardhi vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, Avenir Peka: U zhvilluan biseda që nuk thuhen publikisht

Nga A2 CNN
20 Janar 2026, 21:51 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka. Sipas tij ai ka zhvilluar në SHBA biseda të cilat nuk mund të bëhen publike.

“Gaz Bardhi, kryetar i grupit parlamentar ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flas për  vizitë zyrtare, dhe ishte në Shtëpinë e Bardhë, ishte në Këshillin e Sigurimi i Shtëpisë të Bardhë. U takua me zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe diskutoi edhe për Shqipërinë dhe gjëra që nuk thuhen publikisht, sepse janë pjesë e diplomacisë”, tha Peka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Peka kundërshtoi pretendimet e gazetarit Qafoku se opozita nuk ka kontakte me administratën amerikane. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai theksoi se ekzistojnë dy nivele komunikimi.

“Ka dy lloj nivele komunikimi. Është komunikim publik edhe komunikimet private. Jo private po ato që nuk janë publike. Në komunikim publike po të jap vetëm dy elementë. Dhe në nëntor kur erdhi asistent sekretari i shtetit në Shqipëri që shkoi te SPAK takoi kryetarin e parlamentit, takoi ministren e Brendshme dhe pesë deputetë të partisë të Partisë Demokratike”, theksoi Peka, i cili shtoi se kryetari i Partisë Demokratike ka një problem të non-gratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos