Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, kritikoi opozitën duke theksuar se ka një qasje të vakët ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.
“Unë kam parë në retorikë politike individë që mbrojnë fuqimisht bindjet e tyre opozitare dhe i kam parë në një hipokrizi të tmerrshme në këto ditë, një qasje totalisht ndryshe të mbrojtjes së çështjes dhe këtu ka një gap të madh të vlerave. Nuk po hyjmë te morali se morali ka vdekur. Por, po flasim të vlerave dhe të përfaqësimit të këtyre vlerave, bindjeve dhe kjo nuk është përgjegjësia juaj. Se çdo individ kur futet dhe mban përgjegjësinë e vet politike, edhe retorikën që ai mbron do të lidhet me një lloj interesi që duhet të jetë i partisë së tyre. Dhe ajo që po ndodh sot me drejtësinë dhe në nivel të përfaqësimit të publikut është që publiku ka qenë në kufijtë e pashpresësisë kur vinte puna tek të parit të politikës dhe sot po jepet një frymëmarrje”, tha Gjyli.
“Ai institucioni që jepte dhe indeksi dhe raporti i Komisionit Europian që shqiptarët e besojnë 90% SPAK-un, ky institucion ku ata kanë besuar sot po jep frytet e para dhe kjo është shpresa që po i vjen publikut shqiptar. Po ndodh një ndarje shumë e qartë jo vetëm mes politikës dhe legales, por ekzekutivit dhe legjislativit, që do të thotë përgjegjësia ekzekutive e këtyre individëve është shumë e rëndësishme në mbajtjen e jo vetëm të përgjegjësive, por edhe dhënies së shërbimit ndaj publikut. Aty ku ne njerëzve mund t'i kemi hyrë në hak dhe ekzekutivi është kaq i rëndësishëm dhe kështu duhet ta shikojmë. Por, shikoj nga opozita një një mënyrë dhe një qasje të vakët në në këtë situatë kur ndodhemi. Nuk e di nëse është e qëllimshme apo nuk ka organizim të brendshëm apo është ky problemi që ka opozita në mënyrë të vazhdueshme. Këtë nuk di ta them”, shtoi analistja. (A2 Televizion)
