Hoxha: Do ta shikojmë si do të sillet PD-ja për Kodin Zgjedhor, për heqjen e imunitetit apo për ligjin e partive

Nga A2 CNN
7 Korrik 2026, 21:30 | Politikë

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se Partisë Demokratike do i vijë momenti ta tregojë veten dhe në atë pikë do të shikohet, sipas tij, se si do të veprojë opozita kur të vihet përballë ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, mes të tjerash.

“Unë besoj që ka sepse PD-ja i ka patur mundësitë që këto gjëra që kërkohen sot të mos bëheshin. PD-ja bashkoi votat për ligjin zgjedhor, për amnistinë… Sa herë ka dashur vota Edi Rama, PD-ja i ka bashkuar. Çështja është që PD-së do i vijë radha”, tha Hoxha.

 “Do vijë koha që Rama do e japë dorëheqjen, por jo me dëshirë. Do e japë siç u detyrua Ramiz Alia, që firmosi pluralizmin. Pas kësaj, do e bëjnë edhe qeverinë teknike dhe po këta do i votojnë ndryshimet që do përgatiten me teknicienë nga qeveria partiake. Këtu do ta shikojmë si do të sillet PD-ja për Kodin Zgjedhor, për SPAK-un, për heqjen e imunitetit, për ligjin e partive, për vetting-un e politikanëve. Këtu do të shikojmë se si do i përgjigjet opozita këtyre kërkesave”, theksoi më tej Hoxha.

“Kjo sprovë nuk i ka ardhur akoma PD-së, tani ka për detyrë vetëm të përkrahë protestën”, u shpreh gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos