"I bëre shqiptarët frikacakë", Qafoku përplaset me Lapajn: Dështuat në zgjedhje, nuk ia dolët

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 21:00 | Politikë

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u përfshi në debat me gazetarin Roland Qafoku, gjatë bisedës në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. Sipas Qafokut, pavarësisht se konstatimet e Lapajt për korrupsionin dhe krizën në Shqipëri janë të drejta, ai nuk gëzon mbështetjen popullore.

“Lëvizja jote ka qenë nga më interesantet vitet e fundit. Por ju në zgjedhje dështuat, nuk fituat, nuk patët atë rezultat që pritej. Pyetja ime është kur populli opozitar është më i madh sesa ju që dilni aty, cili është problemi? Pse nuk të mbështet ty populli?”, tha Qafoku.

“Jetojmë në një republikë ku fjala e dytë që të thonë qytetarët pasi i takon dhe të përshëndesin është frika”, iu përgjigj Lapaj. Por përgjigja e tij solli edhe reagimin e Qafokut. “Ky popull s'ka pasur frikë në ‘90-ën patriotik tani. Ky popull nuk ka frikë. Ta them unë nuk ka frikë m se unë kam 30 vjet gazetar dhe kam ndjekur protesta e lëvizje nga ’97-ta e tjerë e tjerë. Ky popull ky popull e ka treguar veten që ka bërë ca lëvizje të mëdha pikërisht atëherë kur edhe dikush tjetër mendonte se ky është popull frikacak. Nuk i themi dot shqiptarëve frikacak Adriatik”, tha Qafoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos