"Tirana, 1 vit pa kryetar", Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se çfarë ka bërë Veliaj

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 14:13 | Politikë

"Tirana, 1 vit pa kryetar", Rama: Nuk e kam kuptuar akoma se

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, komentoi edhe situatën në Bashkinë e Tiranës.

Rama nënvizoi se këto janë rastet tipike që “dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë”.

“Rast tipik i asaj që thashë më përpara. I kyçur në qeli pa gjyq, ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion, në kuptimin e fjalës, nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara”, tha kryeministri, shkruan A2.

“Marrin kryetarin e Bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda. Jo ke firmosur, jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e të paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik. As Tropoja nuk e ka luksin ta ketë të arrestuar kryetarin e bashkisë. U bë viti dhe deri në zgjedhje ka edhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka një kryetar. Në rregull, po ku e ka?”, shtoi Edi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos