Rama: Sistemi i drejtësisë ka nevojë për ndërhyrje

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 13:44 | Politikë

Rama: Sistemi i drejtësisë ka nevojë për ndërhyrje

Kryeministri Edi Rama tha se sistemi i drejtësisë ka shumë problematika dhe shtoi se ka nevojë për “diskutime e ndërhyrje”.

“Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur. Ligjet e Reformës në Drejtësi janë aty. Drejtësia ka probleme të mëdha dhe kjo nuk diskutohet. Reforma 10 vite ka. 10 vite nuk janë asgjë për historinë e një shteti dhe për pushtetin. U vra një kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm nga një tjetër në Peqin, po si prokurori merr gjithë policët e turnit dhe i fut në burg? I dënon ai të gjithë. Pa dashur të dijë se administrata e burgut funksionon me turne, me burime njerëzore. Pa dashur të dijë se janë familjarë e prindër. Mes tyre është edhe i fajshmi, por ka edhe të pafajshëm. I futi në grup të gjithë në burg”, tha Rama.

“Thelbi është që ne jemi këtu për të garantuar këtë proces, për luftën e pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të sofistikohet, jo duke kapur veshin mbrapsht”, shtoi kryeministri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos