Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se protestuesit do të marshojnë drejt banesës së tij në Surrel.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, ku tha se PD i ka shpallur luftë të hapur Edi Ramës, të cilin e quajti si armik të hapur të shqiptarëve.
Berisha i kujtoi Ramës 20 shkurtin e viteve ’90 teksa shtoi se Ramën sot nuk e shpëtojnë dot as bunkerët për t’u fshehur.
“S’të ndahemi këtu dhe të jap fjalën që nuk të ndahemi as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve. Ke prekur votën mor bastard. Harrove ti se daja dhe baba yt për votën donin të na fusnin tanket. Të rikujtoj këtu Edi Rama 20 shkurtin, kur me autoblind përfundove në bunkerët e Enver Hoxhës. Edhe bunker s’do gjesh më”, tha mes të tjerash Berisha.
(A2 Televizion)