Koreshi: Gjithçka e kanë në dorë njerëzit sot

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 18:10 | Politikë

Saimir Koreshi, deputet i Partisë Demokratike, përpara protestës së opozitës deklaroi se “gjithçka e kanë në dorë njerëzit sot”.

“Sot e kanë në dorë vetë njerëzit, kështu që përveç fjalës së kryetarit të partisë, mendoj që pjesa tjetër do të jetë ajo që ndjejnë njerëzit. Gjithçka e kanë në dorë njerëzit. Është vjedhur çdo shqiptar”, tha Koreshi për A2 CNN.

“E mira është që Edi Rama të japë dorëheqjen sot dhe të vendoset një qeveri teknike. Është kokë e këmbë në krim dhe i lidhur me të gjitha aferat që ndodhin në Shqipëri”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, protesta e sotme “është përtej partive”.

“Janë vjedhur njësoj të gjithë shqiptarët. Shifrat e vjedhura që kanë dalë në dritë deri tani, duhen shumëzuar me 100 me ato që kemi parë ne që kemi marrë USB-të”, theksoi më tej Koreshi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos