Mijëra qytetarë në shesh, Këlliçi thirrje publike Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 18:45 | Politikë

Mijëra qytetarë në shesh, Këlliçi thirrje publike

Partia Demokratike po zhvillon protestë Kombëtare përpara Kryeministrisë, protestë e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha disa ditë më parë.

I pari që ka marrë fjalën në podium ka qenë deputeti Belind Këlliçi, i cili hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Rama për lidhje me krimin e organizuar, si dhe e cilësoi ekzekutivin shqiptar si tejet të korruptuar.

Këlliçi tha mes të tjerash se pushteti i Ramës është mbajtur në këmbë nga miliarda eurot e grabitura të shqiptarëve, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Edi Ramës që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, teksa shtoi se qeveria e tij largoi nga vendi plotë 1.1 milionë shqiptarë.

Mijëra qytetarë në shesh, Këlliçi thirrje publike

“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani. Zia ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për të zhdukur provat e krimit dhe për të gjetur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë. Kreu i organizatës, Edi Rama, nuk di më as kë të mbrojë, e as kë të lëshojë.

Miliarda euro të grabitura, sot nuk i bëjnë me derman. Kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën dhe dhunën ndaj qytetarëve, por edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Nga kjo bandë ikën nga sytë këmbët, plotë 1.1 milionë shqiptarë”, tha mes të tjerash Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos