“IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës”, Berisha: Përfaqësues nga 27 vende të BE e panë realitetin në Shqipëri

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 18:25 | Politikë

“IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës”, Berisha:

Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se jo opozita, por përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare e panë realitetin shqiptar dhe kuptuan se nuk është ai që paraqet kryeministri.

Sipas kreut demokrat, raportin IBAR nuk e shkruajti Partia Demokratike, por grupi teknik i Këshillit Europian, COELA, përcjell A2.

Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç'është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë. Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend. U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën. U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit. U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama. Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar. Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos