"Ilir Meta i ka vjedhur 0 lekë shtetit", avokati Cakrani: Po bëni populizma, SPAK ka dështuar

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 21:35 | Politikë

Zero dëm i ka sjellë buxhetit të shtetit Ilir Meta. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, avokati i ish- presidentit, Kujtim Cakrani. Sipas tij hetimi ndaj kreut të PL-së mbështetet më shumë në populizëm, sesa në prova konkrete. Cakrani theksoi se Meta është i vetmi individ që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, por ka zero pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

“Më thoni çfarë dëmi i ka sjellë buxhetit të shtetit Ilir Meta? Çfarë dëmi? Më thoni sonte jam atë ju s'e dini. Më thoni zero dëm. I vetmi individ që hetohet për korrupsion për pastrim të produkteve penale, por ka zero sekuestrime pasurie të luajtshme e të paluajtshme. Ja kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta, se populizmat është shumë të kollaj të bësh populizëm. Problemi është kur ballafaqohesh me realitetin është tjetër gjë. Realiteti është tjetër gjë, provat janë tjetër gjë dhe populizmi janë tjetër gjë. Unë e kuptoj këtë”, theksoi Cakrani në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN,

Ai theksoi se deri më tani publiku është njohur vetëm me versionin e prokurorisë dhe jo me prova të verifikueshme. Cakrani kritikoi SPAK-un për mënyrën e komunikimit publik dhe tha se prezumimi i pafajësisë në Shqipëri nuk respektohet më, pasi individët shpallen fajtorë në studio televizive para se të provohet faji i tyre.

“Problemi qëndron këtu. Unë po nuk pashë provat, unë nuk mund të flas mbi ata që nga ke nga këto që ke parë të bëri gjë përshtypje shiko prokurorët edhe kur hodhën zoti Meta në treg ashtu e hodhën me miliona dhe tani rezulton që s'ka asgjë. Prandaj them që unë nuk i besoj prokurorisë dhe sa u besoj provave reale. Kur të dalin provat, kur të dalë dosja që ne ta shikojmë atëherë hajde ta diskutojmë. Por në rastin konkret ku vetëm dimë vetëm një anë, vetëm çfarë thotë prokuroria, ne nuk mund të diskutojmë. Kjo është e vërteta. Prandaj prezumimi i pafajësisë në këtë vend nuk ekziston më se ne flasim të gjithë bëj fajësinë në studio televizive”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos