Imuniteti i Ballukut, caktohet data e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Nga Fjorela Beleshi
16 Shkurt 2026, 10:16 | Politikë

Imuniteti i Ballukut, caktohet data e mbledhjes së Këshillit të

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, raporton A2 CNN. Raporti i Këshillit do të votohet në Parlament më 5 mars.

SPAK e ka marrë prej disa muajsh të pandehur zv.kryeministren dhe pasi kërkoi fillimisht pezullimin e saj, më pas dorëzoi në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin.

Të hënën, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar, raporton A2 CNN. Rama tha se Balliku nuk mund të dorëhiqej nën presionin e një fuqie që është futur në pavarësinë e ekzekutivit, duke iu referuar pushtetit gjyqësor.

Kreu i qeverisë prezantoi sot nismën e re për ndryshime ligjore kundër pezullimit të funksionarëve të zgjedhur, ndërsa theksoi se rasti Balluku nuk ka lidhje me këtë proces.

“Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pasi Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos