Rama mbledh grupin, PS propozon ndryshime ligjore: Kryeministri dhe ministrat të përjashtohen nga pezullimi i detyrës

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 09:12 | Politikë

Rama mbledh grupin, PS propozon ndryshime ligjore: Kryeministri dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja parashtroi projekt-ligjin e ri të mazhorancës, ku parashikohen ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera do përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra. 

Në total bëhet fjalë për 7 subjekte, Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe kreun e KLSH-së. 

Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi te e dyta, por jemi te pezullimi nga detyra, ku thuhet se masa nuk shtrihet te të zgjedhurit nga ligji elektoral. Ne propozojmë që në pikën dy, të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet pezullimi nga detyra. Ky rreth shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH-së. Nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Manja, raporton A2CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos