Incidentet dje në Kuvend, përjashtohen nga seanca plenare dhe komisionet 4 deputetët demokratë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 15:44 | Politikë

Incidentet dje në Kuvend, përjashtohen nga seanca plenare dhe

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 4 deputetë demokratë Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka.

Ndërkohë që për Bardhin përjashtimi është për 10 ditë, 3 të tjerët janë përjashtuar për 20 ditë nga seanca dhe komisionet

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.

Incidentet dje në Kuvend, përjashtohen nga seanca plenare dhe

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024”, thuhet në njoftim.

Pas incidenteve të ditës së djeshme në kryesinë e kuvendit, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e deputetëve të opozitës, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Këta deputetë, por edhe të tjerë, u konfrontuan fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Ndërkohë në seancën e kësaj të enjteje do të mungojnë dhe 19 deputetët demokratë që u përjashtuan më 29 janar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos