Integrimi i Shqipërisë, Këshilli i BE për A2CNN: Diskutimet për IBAR vijojnë, ende pa afate konkrete

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 18:44 | Politikë

Integrimi i Shqipërisë, Këshilli i BE për A2CNN: Diskutimet

Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se diskutimet për qëndrimin e përbashkët të BE-së mbi raportin IBAR të Shqipërinë janë ende në proces.

Në një përgjigje për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Këshilli i BE-së konfirmon se diskutimi i fundit është zhvilluar më 9 prill në kuadër të COELA, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për 17 prill.

Sa i përket progresit, KiE  thekson se, si në raste të ngjashme, diskutimet e brendshme evoluojnë gradualisht dhe përparimi bëhet hap pas hapi, pa dhënë detaje konkrete.

Gjithashtu sqarohet se për momentin është ende herët për të përcaktuar një afat kohor për miratimin e qëndrimit të përbashkët të BE-së mbi IBAR-in e Shqipërisë.

Në lidhje me zhvillimin e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare, Këshilli thekson se një hap i tillë mund të ndodhë vetëm pasi qëndrimi i përbashkët i BE-së të miratohet fillimisht nga ambasadorët e vendeve anëtare në COREPER, pas arritjes së një marrëveshjeje në COELA – gjë që ende nuk ka ndodhur.

Sa u përket çështjeve apo rezervave të mundshme nga shtetet anëtare, Këshilli i BE-së nënvizon se nuk bëhen publike detaje nga diskutimet e brendshme. Sipas tyre, hapat e mëtejshëm do të varen nga progresi i arritur në nivelin e COELA-s dhe nga arritja e një konsensusi përpara se çështja të kalojë për miratim në COREPER. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos