
Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat pas takimit me zyrtarin e CDU-së Christian Forneck, duke theksuar se do të intensifikohet bashkëpunimi, ndërsa vuri po ashtu në dukje se integrimi i Shqipërisë në BE duhet të bazohet në merita. Berisha vuri në dukje se Shqipëria është epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe mbarë botës, duke iu referuar edhe raporteve të DASH-it.
“Zyrtarët e Bundestagut janë miq të shkëlqyer të cilët i kanë dhënë një ndihmë të çmuar në opozitë dhe në qeveri, në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, Partisë Demokratike. Diskutuam gjerësisht për këtë bashkëpunim dhe e njoha mikun e çmuar me të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Me shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rama, në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Në rolin e jashtëzakonshëm të drogës ku informova në Shqipëri, në dallim nga Gjeorgjia dhe Bjellorusia, nuk është rusi Big Brother, siç është atje, por Big Brother këtu është droga, dhe Big Brother janë klanet e drogës të lidhura me kreun e Meduzës, që është Edi Rama. Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
“Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE. Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë. Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”, vijoi kryedemokreti. (A2 Televizion)