Gazetari Reldar Dedaj ka replikuar me ish-deputetin socialist Petro Koçi gjatë debateve në emisionin “Off the Record” në A2CNN. Duke iu drejtuar Koçit, Dedaj tha se PS dhe kjo qeverisje nuk mund të mbrohen, pasi kërkojnë njerëz të nënshtruar.
Reldar Dedaj: Je dhunuar, je sharë, je anatemuar dhe në fund farë je me një apartament në Tiranë, pa parking! Je i vetmi ish-ministër që ka pas PS që s’ka parking për makinën në Tiranë, kurse të tjerët kanë vila në bregdet. Po të kishte moral Rama nuk shkatërronte njerëz me vlera dhe t’i hiqte kështu. Prandaj kjo parti nuk mbrohet…Kjo qeverisje nuk mbrohet.
Petro Koçi: Nuk e kishte personale me mua Edi Rama
Reldar Dedaj: Nuk e ka, do njerëz që i nënshtron, do njerëz që i dhunon.
Petro Koçi: Ata me mandate i nxori në listë të hapur. E vetmja vërejtje është për manovrën te njësia 6.
Reldar Dedaj: Keni parë çfarë Parlamenti ka?! Parlament që s’mendon. (A2 Televizion)