Avokati Marsid Gupi, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” në A2 CNN nga Andrea Danglli, tha se vendi mund të jetë pranë zgjedhjeve të parakohshme, por sipas tij, opozita duhet të ofrojë alternativa konkrete dhe programe të qarta politike.
Sipas tij, Partia Demokratike duhet të fokusohet jo vetëm në kritikën ndaj qeverisë, por edhe në ndërtimin e një alternative të besueshme.
Gupi vuri në dukje se vendi ka nevojë për programe të mirëstrukturuara dhe përfshirje të ekspertëve nga fusha të ndryshme në hartimin e politikave.
“Unë mendoj që vendi ka nevojë edhe për programin politik dhe për një alternativë. Pra jo vetëm ideja që ky është i keq dhe duhet të ikë, por edhe cila është alternativa dhe kjo duhet të artikulohet edhe më shumë dhe secili nga dikasteret, secili nga pjesë e grupeve të punës.
Ky është elementi i tretë dhe i rëndësishëm dhe unë mendoj në qoftë se këto të tre elementë përbashkohen dhe ky është qëndrimi im që kam mbajtur gjithmonë dhe që kështu ta shikoj Partinë Demokratike, mendoj që realisht jo vetëm që jemi afër qeverisë teknike dhe afër zgjedhjeve të parakohshme, por mendoj që shtohet vota në atë lloj forme sa bie komplet legjitimiteti .”, tha Gupi (A2 Televizion)