Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën, mbi drejtësinë.
Noka: Ne e mbështesim këtë betejë që po bëhet por, SPAK nuk është aktor politik sepse e kemi parë që duartrokitej nga mazhoranca kur sulmonte opozitën, Sali Berishën. Në atë kohë u trajtua si aktor politik. Nuk është aktor politik. Pra, ne nuk presim që zgjidhjen politike ta bëjë askush tjetër përveçse vetë ne, por absolutisht çdo luftë që i bëhet krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit ka patur dhe do të ketë mbështetjen pa kufij të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Dhe çdo tentativë për t'i lidhur duart drejtësisë për këtë gjë do ketë kundërshtimin e hapur dhe të pandalshëm të opozitës.
Nazarko: Pse, kur e shani ju me emër Dumanin dhe Gjokën, çfarë i bëni? Nuk është ftesë për t'i lidhur duart? Nuk është shantazh? T’i përmendësh emrin është ftesë për linçim.
Noka: Mos u ngut! Shqipëria ka sot një të dënuar në vendin fqinj, një mashtruese të formularit të deklarimit të pasurisë në krye të drejtësisë. Është turp.
Nazarko: Të ndihmohesh nga përpjekja e këtyre shërbimeve greke pse ajo dënoi Belerin? Ajo mund të ketë mëkate të tjera, ta zemë se i ka bërë “like” një statusi të Edi Ramës.
Noka: Ajo mëkatin kryesor ka edhe miqësinë me Gys Agasin, që është ushtare e Gysit, por nuk po hyjmë aty.
Nazarko: Ishte edhe një lloj heroi i juaj në fakt, për hir të vërtetës. Nga sa kam dëgjuar se unë nuk e kam njohur kurrë. Jo hero, domethënë i lidhur edhe me juve…
Noka: Me neve jo, është djali i deputetit të PS-së, jo i imi.
Nazarko: Bënte ndere mbase.
Noka: Kurrë! Asnjë lidhje. E vërteta është dokumenti që ajo është e dënuar. E dënuar në Greqi dhe e ka fshehur dokumentin. E dënuar që ka falsifikuar deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur.
Nazarko: SPAK-u e ka legalizuar atë. SPAK-u thotë që i plotëson kushtet.
Noka: Irena Gjoka sot është turpi i drejtësisë, këtë nuk e ndryshojmë ne.
Nazarko: Ata që merren me gjyqet tuaja janë turpi.
Noka: Jo! Ajo është e dënuar për mashtruese, falsifikatore dhe nuk mund të japë drejtësi një njeri i tillë. Kaq gjë, shumë e thjeshtë. (A2 Televizion)