
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka thënë të tijëve në mbledhje: “Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime”.
Ndërsa për Ballukun mësohet të ketë thënë që është e vështirë të zëvendësohet në detyrat e saj qeveritare.
Ai nuk ka dhënë asnjë koment për asnjë nga emrat e larguar apo emërimet e reja, duke mos dhënë as arsye për ndryshimet.
Albana Koçiu do të marrë postin e zëvendëskryeministres, Ferit Hoxha do të jetë ministër i Jashtëm, Toni Gogu ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës, Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Parlamentin dhe largohet Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes, të cilin do ta zëvendësojë Ermal Nushi. Besfort Lamallari nga ministër Drejtësie do të jetë tashmë ministri i ri i Brendshëm. (A2 Televizion)