Deputetët u rikthyen në parlament pas një jave të gjelbër, por seancën plenare të dedikuar për zgjedhësit e nisën më herët në mënyrë që të ishin të lirë për të parë ndeshjen e kombëtares përballë Spanjës. Në një sallë ku binin në vendet bosh dhe mungesat, debati i zakonshëm politik u la në plan të dytë, me mendjen qartësisht te kampionati europian i futbollit.
Ora 14:00. Në kulmin e vapës përvëluese deputetët kaluan pragun e seancës plenare për të zhvilluar seancën e radhës. Nisja e mbledhjes ishte afruar me disa orë, enkas që deputetët të ishin më pas të lirë për të parë ndeshjen e kombëtares në mbrëmje, por për disa të tjerë, as ky spostim nuk i përshtatej për të qenë të pranishëm fizikisht.
Fillimi i punimeve të seancës nuk ishte i lehtë për shkak të mungesave, ndaj u deshtë pritej rreth 30 minuta që të plotësohej kuorumi i nevojshëm.
Edhe ata që ishin të pranishëm në sallë, mendjen duket se e kishin tjetër kund. Me fjalime të shkurtra filluan të konsumonin minutazhin e përcaktuar, ndërsa të tjerë shtynin kohën duke lundruar sa në internet e sa në rrjete sociale.
Denoncimet dhe akuzat nuk munguan, si në rastin e Flamur Nokës ,por ra në sy dëshira e mazhorancës për të mos reaguar.
Një dakordësi e heshtur mes palëve, dukej se kishte qëllim që seanca të mbyllej sa më parë.
(A2 Televizion)