Kërkesa e Lapajt, Hasimja: Ka të drejtë, nuk duhet të jenë kryetarët e partive pjesë e tryezës së diskutimit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 21:29 | Politikë

Kërkesa e Lapajt për përjashtimin e kryetarëve të partive nga tryeza e diskutimit për bashkimin e opozitës është e drejtë, duke theksuar se kjo ndihmon në shmangien e tensioneve mes liderëve politikë. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, politologu Ermal Hasimja kur u pyet se cilat janë vijat e kuqe. Sipas tij, tryeza duhet të zhvillohet në nivel drejtuesish të lartë, por jo në nivel kryetarësh, ndërsa vendimet që do të merren do të përfaqësojnë zyrtarisht partitë respektive.

“Vijat të kuqe është term pak ndoshta i ashpër, por ka patur kërkesa. Kërkesa ju e dëgjuat kishte një kërkesë edhe nga zoti Lapaj. Ka kërkuar që tryeza zhvillohet në nivelin e drejtuesve të lartë, por jo të kryetarëve, me shumë të drejtë në fakt edhe për të shmangur çfarëdo lloj animoziteti aty duke pasur parasysh që herë pas here edhe kryetarët kanë shkëmbyer ndonjë sulm, akuzë të vogël me me njëri-tjetrin kështu që është gjithsesi tryeza ka kuptim që të bëhet në atë nivelin drejtues ,por të nivelit më të ulët kryetari. Kjo është ideja sepse ajo që do merret si vendim aty do merret si vendim, duke përfaqësuar partinë respektive secili pastaj është çështje temash që do të diskutohen dhe për ato pastaj është tjetër gjë. Për temat po punojmë konkretisht dhe si do funksionojë”, deklaroi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Hasimja nënvizoi se qëllimi i tryezës së parë është arritja e një dakordësie në parim për disa parime bazë, ndërsa çështjet më teknike mund të diskutohen më pas.

“Do të jetë një tryezë në të cilët ne praktikisht punën kryesore jemi duke e bërë përpara tryezës. Kur të shkojmë në tryezë marrëveshja do të jetë arritur paraprakisht në parim. Kështu që palët shumicën dërmuese të punës do ta kenë bërë më përpara, sepse do të shkohet me një dakordësi në parim për ato çështje. Do diskutohet edhe aty brenda për diçka, por në parim është do të jetë kjo është puna që ne po bëjmë. Në një farë mënyre është dhe një tryezë ambulante që ne po e bëjmë gjithë kohës midis partive”, deklaroi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, ekziston vullnet pozitiv për dialog, megjithëse palët kanë kërkesa dhe qëndrime të forta, veçanërisht për drejtësinë dhe përfaqësimin politik. Tryeza, tha ai, është një proces kompromisi, ku secila palë merr përsipër edhe koston politike përballë mbështetësve të vet.

“Vullneti është pozitiv. Drejtësia, kryetarët e partive politike janë disa vija. Secila parti ka nga një është tryezë kompromisi. Nuk është tryezë ku vihet aty dhe ndahen merita ose nuk e di se çfarë. Është një tryezë kompromisi. Secila nga partitë që ulet aty do të lëshojë diçka në sensin që në fakt nuk është se do të shkojë të lëshojë diçka konkrete, por do të marrë përsipër rrezikun që një pjesë e mbështetësve të vetë mos të jenë eventualisht dakord për shkak të konflikteve që kanë ekzistuar nga vetë partitë. në Fakt i kemi dëgjuar akuzat vazhdimisht kështu që ky rrezik ekziston”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN..

Hasimja theksoi se bashkëpunimi i opozitës dhe shoqërisë civile synon të krijojë frymëzim tek elektorati i zhgënjyer nga përçarja, me objektiva të përbashkëta si zgjedhje të lira e të ndershme, një kod zgjedhor më përfaqësues dhe një drejtësi funksionale. Ai shtoi se pluralizmi politik mbetet thelbësor dhe bashkëpunimi nuk nënkupton shkrirje të partive, por koordinim për çështje kyçe me interes publik.

“Nga ana tjetër secila nga këto parti përfiton gjithë opozita, si institucion, po i papërkufizuar në  sensin që në qoftë se ne arrijmë të bëjmë diçka në bashkëpunim midis partive edhe me bashkëpunimin e shoqërisë civile, pastaj shpresojmë që të arrijmë në një lloj frymëzimi të elektoratit, të të gjithë atij elektorati që dëshiron, të njëjtat ndryshime që dëshiron edhe opozita.  Sepse deri më sot ne e kemi një pjesë të elektoratit që kur shikon që opozita është e përçarë nuk ka ndonjë lloj frymëzimi, jo për të dalë në protestë, por as për të votuar, se thotë për çfarë do votoj kur vota ime do shpërndahet andej këndej dhe do të marri vlerën e vetë. Në qoftë se shikohen të gjithë bashkëpunues në të njëjtin vend me të njëjtat parime, me të njëjtën kornizë, atëherë ne shpresojmë pikërisht që të arrijmë të hap”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos