"Mua s'më ka kërcënuar dot Berisha, jo ti" Arben Malaj sherr me Shkurtin: Pusho tani!

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 22:04 | Politikë

Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN teksa diskutohej ftesa e Trump për Ramën për Bordin e Paqes. Debati nisi mes Arben Malajt dhe gazetarit Armir Shkurti pas ndërhyrjeve të këtij të fundit gjatë fjalës së ish-ministrit të Financave.

“Mua se s' më kërcënon dot ti. S' më ka kërcënuar dot Berisha. Jo ti. Më lër të flas. A do të flas apo jo?” u shpreh Malaj

“Unë s'dua. Po deshi ky”, u përgjigj Shkurti, ndërsa moderatori Andrea Danglli ndërhyri për të qetësuar situatën.

Shkurti argumentoi se emigracioni është përdorur si armë njerëzore në Perëndim, duke sjellë degradim social në disa qytete europiane, ndërsa Malaj e kundërshtoi këtë tezë. Ai theksoi se shqiptarët janë populli më pro-integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO, duke iu referuar sondazheve të Eurobarometrit.

Në lidhje me emigracionin, Malaj nënvizoi se SHBA dhe vendet perëndimore kanë nevojë për emigrantë, veçanërisht në fushat e shkencës dhe teknologjisë, duke theksuar se nuk mund të ketë politika përjashtuese apo diskriminuese.

Pjesë nga debati në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN

Malaj: Shumë pak do ndërhyja. E falënderoj shumë Arin e mirë që bënte moderatorit dhe kontribuesin. Mbeta i habitur nga njohuritë e tij gjeopolitike, nga Latifi te Bilali. Po le të mbetemi te kjo.

Shkurti: Unë këto punë kam o Beni se ti ekonomist je kurse unë me këtë merrem.

Malaj: Tani në qoftë se ti ke njohuri më të mira se të miat, për gjeopolitikën

shkurti: për ca vende kam edhe për politikën bile më mirë se ty.

Malaj: Për humorin po për të tjerat e ke vetëkënaqësi të tepruar. Më lër të flas të lutem. Më le të flas.

Shkurti: Po jo mos u merr me mua se po mor unë me ty pastaj nuk flet dot. Mos u merr me mua. Vazhdo me idenë

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos