"Rama abuzoi me besimin e socialistëve"- Arben Malaj: E ka kthyer PS në autokraci

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 22:06 | Politikë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka abuzuar me besimin e socialistëve.

“Unë u rrita në një parti demokratike dhe sapo pashë autokracinë, u largova… Ai abuzoi me besimin që i dhanë socialistët. Ai krijoi Rilindjen, nuk vazhdoi me një parti demokratike dhe të moderuar”, tha Malaj.

Sipas ish-ministrit të Financave, “Shqipëria është bërë vendi më i rrezikuar dhe sot Kongresi amerikan është i shqetësuar që vendi është kthyer në qendrën e drogave”.

“Ka 60 agjentë të DEA që kanë ardhur këtu të bëjnë shkëputjen e politikës nga droga dhe Shqipëria mos të shërbejë si kanali kryesor i shpërndarjes së drogës në Europë”, theksoi Malaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos