“Këta mbarojnë t’i lënë deputetët pa bukë”, Lisandër Hoxha: Greva, ide fataliste

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 22:41 | Politikë

“Këta mbarojnë t’i lënë deputetët pa

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Lisandër Hoxha, tha se nuk është dakord që opozita të futet në grevë urie.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, ai u shpreh se një hap i tillë është i gabuar dhe nuk i shërben kauzës së opozitës.

Hoxha: Kta t’i lënë deputetët pa bukë. Është fatalizëm, s’ka nevojë për grevë.

Ndërkohë, deputeti Luan Baçi tha: Protestat janë pafund. Protestat do të jenë, nuk ndalojmë. Është një nga format dhe jo e vetmja formë se e tha zoti Krasniqi pak më parë që protesta nuk është e vetmja. Është një nga format dhe një nga mjetet më të fuqishme që ka në dorë opozita. Patjetër që janë idetë, patjetër që janë programet, por tani nuk jemi në fushatë, fushatën e kaluam.

Ndërkohë, kujtojmë se protesta e fundit e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë u mbajt më 17 prill dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos