
Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko zhvilluan një takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.
Në njoftimin për media thuhet se ata u pritën nga zëvendës-ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese amerikane ICITAP, FBI dhe DEA.
Po ashtu vihet në dukje se ky takim u zhvillua në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Në një reagim në rrjetet sociale nga Divisioni Penal thuhet se: “Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A.Tysen Duva dhe OPDAT pritën prokurorë dhe hetues nga SPAK, Shqipëri, për të mirëpritur lidershipin e ri dhe për të forcuar partneritetin tonë në luftën kritike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit transnacional”. (A2 Televizion)