“KLP tregoi mizogjeni të plotë!” Berisha: Ndryshe nga Dumani, Braho u zgjodh në përputhje me Kushtetutën

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 10:59 | Politikë

“KLP tregoi mizogjeni të plotë!” Berisha: Ndryshe nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mizogjeni, duke komentuar procesin e fundit të zgjedhjes në drejtësi. Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK, ku u paraqit për të zbatuar dosjen detyrim paraqitje, Berisha komentoi votat për kandidatët në krye të SPAK, ku Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë të anëtarëve të KLP-së.

“Famozi KLP ishte mizogjen, a mund të kuptosh ti, ju pyes unë ju zonja, që ato zonjat e KLP-së, Mandri dhe ajo Bogdani, të mos i japin një votë të vetmes përfaqësuese të grave dhe vajzave, që arriti të kualifikohet për vlerësim. E lanë pa asnjë votë. Mizogjeni e plotë. Më shumë se mizogjeni", the Berisha.

Berisha theksoi se ndryshe nga Dumani, prokurori Braho është zgjedhur në krye të SPAK, në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota”.

Kujtojmë se Altin Dumani u zgjodh kryetar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 16 dhjetor 2022. Ai mori 5 vota të anëtarëve të KLP-së, ndërsa mandatin e kreut të SPAK e mori më 19 dhjetor 2022, duke zëvendësuar në këtë post, Arben Krajën. Altin Dumani shërbeu për 3 vite në krye të SPAK duke hetuar dosje të rëndësishme, që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, por edhe kanë shkaktuar polemika të forta politike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos