Komisioni Qendror i dha dritën jeshile mbledhjes së firmave për zhvillimin e një referendumi ku në pyetja që do të shtrohet, është shfuqizimi apo jo i ligji për barazinë gjinore.
Komiteti Nismëtar iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me argumentin se ky akt cenon bazat e familjes shqiptare, dhe ndaj duhet shfuqizuar. “Ligji për barazinë gjinore ka tronditur familjen shqiptare”, tha Besnik Muçi.
Akti shkaktoi përplasje të fortë në parlament sidomos për pikën që parashikon identitetin e shumëfishtë gjinor, që për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë civile ishte drita jeshile për ndryshimin edhe juridik të gjinisë. KQZ nga ana e saj kishte detyrë procedurale për të miratuar formularët për mbledhjen e formave dhe për të zhvilluar një referendum duhen së paku 50 mijë firma, por ky është vetëm hapi i parë procedural për të zhvilluar një referendum.
Por nëse qytetarët me të drejtë vote do të vendosin apo jo për këtë akt të shumë debatuar në Kuvendo do ta caktojë Gjykata Kushtetuese ku sipas përcaktimeve ligjore, do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kërkesës në momentin kur mblidhen firmat. Por a mjafton kaq?
Krahas firmave dhe filtrit kushtetues, për të zhvilluar një referendum në Shqipëri është edhe ai kohorë, sipas së cilës, një i tillë nuk mund të mbahet tre muaj para zgjedhjeve vendore dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë.
Thënë me thjeshtë, për t’iu përgjigjur edhe dilemës se përse në Shqipëri është vështirë të zhvillohen referendumet, firmat duhen mbledhur shpejt vendi një herë në dy vjet shkon në zgjedhje dhe për ato parlamentare, kufizimet kohore janë gjashtë muaj para dhe tre muaj pas konstituimit të Kuvend. (A2 Televizion)