
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për plagosjen që ka ndodhur dje në Pejë.
Policia ka publikuar të dhënat e personave të kërkuar të cilët janë: Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981 në fshatin Maznik, Deçan, Yll (Arian) Qelaj, i lindur më 29.07.2003 në fshatin Maznik, Deçan, Altin (Rifat) Qelaj, i lindur më 01.10.2005 në fshatin Maznik, Deçan. Ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e organit të sigurisë./Kosovapress/ (A2 Televizion)