Ervis Çela, anëtar i Kryesisë së “Shqipëria bëhet”, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, zbuloi pse nuk bashkohen me protestën e Partisë Demokratike.
“Jemi për protestë pa kryetarë, pa flamuj partish. Kjo është thirrja që bëjmë për të gjithë qytetarët, por nuk ka lidhje me emra specifikë dhe me emra kryetarësh. Ne nuk po bëjmë koalicion, nuk po bëjmë zgjedhje që të zgjedhim kryetarin e koalicionit. A kemi të njëjtat probleme? A mendojmë njësoj që zgjidhja është qeveria teknike? Nuk është e nevojshme që të ulen kryetarët për të protestuar”, tha Çela.
Sipas tij, “edhe po shkuam në qeveri teknike nuk do ndajmë kë do marr unë dhe kë do marrësh ti”. (A2 Televizion)