
Disa prej partive të opozitës në Vlorë janë bërë bashkë gjatë kësaj të mërkure, duke krijuar Frontin Opozitar.
A2 CNN raporton se kjo është një lëvizje që nis nga Vlora, e cilësuar si një iniciativë nga një degë lokale, me qëllimin për t’u shtrirë në çdo qytet dhe më pas drejt qendrës.
Disa prej partive opozitare në Vlorë janë bashkuar për të nisur, siç thonë, luftën kundër partisë në pushtet, si dhe për të krijuar një opozitë më të fortë. (A2 Televizion)