Kryeministri Edi Rama urim për Ditën e Pavarësisë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 08:00 | Politikë

Kryeministri Edi Rama urim për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale një këngë për të uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, Ditën e Pavarësisë.

Kreu i qeverisë ndaj videon që është realizuar me ngjyrat kuqezi nga disa të rinj, në disa prej kryeqendrave të Shqipërisë.

“Me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos