“Kryeministri ka merak se cili demokrat ka mbetur pa punë”, Dervishi: Socialistët po luten që të vijë PD

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 22:45 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Sot kryeministri më shumë merak ka cili nga PD-ja ka ngelur pa punë”, ndërkohë që shtoi se “disa socialistë po luten të vijë PD-ja në pushtet që të kenë ndonjë mundësi të kapin ndonjë vend pune”.

“Tendenca e njerëzve për t'u konformuar me pushtetin nuk është faktor që duhet injoruar. Beteja e madhe që i është bërë dhe vazhdon t'i bëhet PD-së. Sot kryeministri më shumë merak ka cili nga PD-ja ka ngelur pa punë dhe pa ndonjë post. Disa socialistë po shpresojnë dhe luten të vijë PD-ja që të kenë ndonjë mundësi të kapin ndonjë vend pune. Se po ia zënë vendet demokratët. Duhet thënë që gjithmonë lupa vendoset mbi opozitën dhe ndërkohë koha ikën, vjen vera, vjen veshta, vijnë zgjedhjet lokale dhe ne nuk jemi ende të qartë se si do t'i realizojmë një palë zgjedhje të mira”, tha Dervishi.

Lutfi Dervishi shtoi se “qeverinë e rrëzojnë vetëm protesta masive spontane, që nuk kanë inspirim partiak”.

“Sepse ne e kemi parë kapacitetin e PD-së, nuk ka ku të shkojë më shumë. Madje, ka bërë të pamundurën duke pasur parasysh gjithë faktorët, me 6-7 protesta kombëtare brenda 2-3 muajve. E arriti një rezultat. Kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar që nuk e ka aftësinë për t'u ripërtërirë më”, theksoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos