Lapaj poston foto nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 10:37 | Politikë

Lapaj poston foto nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali i Traumës, ku vijon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj, përcjell A2 CNN.

Pas përleshjes, policia tha se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 6 të tjerë. Ndërkohë në spital janë shtruar 5 persona, mes të cilëve Lapaj, dy efektivë policia dhe dy protestues. Përplasja erdhi pasi policia nisi të hiqte tendën e vendosur nga aktivistët e Shqipëria Bëhet pas protestës së zhvilluar gjatë ditës.

Aktivistët janë shprehur që protestat para Kryeministrisë do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim ku i kanë kërkuar qytetarëve që t'i bashkohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos